Kur bie fjala për detyrat e shoqërueseve të nuseve, ato do të jenë gjithmonë gati të plotësojnë dëshirat tuaja. Ju duhet ndihmë për provën e fustanit? Kërkoni ndihmë tek shoqërueset tuaja. Keni nevojë për dikë që t’ju shoqërojë diku me makinë? Mbështetuni tek to. Por, duhet të keni kujdes në kërkesat tuaja. Për të qëndruar brenda limiteve, lexoni artikullin e mëposhtëm.
1. Të shpenzojnë një sasi të madhe parash.
Të marrësh pjesë në një festë beqarie apo në dasmë është zgjedhje vullnetare. Dhe, sigurisht që kjo ka kostot e veta. Mos u mundoni t’i kërkoni shoqërueseve të kontribuojnë në këto festa me sasi të mëdha parash, pasi duhet të keni parasysh gjendjen financiare të secilës. Para se të bëni planifikimin e dasmës, sigurohuni për buxhetin që keni dhe sesi do ta ndani atë.
2. Të paguajnë për fustanin tuaj.
Shoqërueset tuaja kanë mjaftueshëm shpenzime, fustani juaj duhet të mbulohet nga ju. Me të gjitha shpenzimet e tyre, pagimi i fustanit të nuses është një shpenzim përtej limitit,
3. Të ndryshojnë ngjyrën e flokëve.
Është e vërtetë që ndryshimi i ngjyrës së flokëve është një trajtim më i thjeshtë sesa trajtimet e tjera të bukurisë. Por, kjo nuk do të thotë që mund t’i detyroni shoqërueset tuaja ta bëjnë këtë ndryshim. Edhe nëse ngjyra e flokëve të njërës prej tyre bie në kontrast me ngjyrës së fustanit, duhet të mësoheni me këtë ose të kërkoni një zgjidhje tjetër.
4. Të humbasin ose të shtojnë në peshë.
Ndoshta kjo është e dukshme, por çdo sjellje që mund t’i bëjë shoqet tuaja të ndihen keq me pamjen e tyre është një “jo” e qartë. Përderisa ato kanë pranuar t’ju shoqërojnë në një ditë kaq të madhe për ju, atëherë ju duhet t’i pranoni ashtu siç janë.
5. Të heqin tatuazhet.
Në këtë pikë, është më tepër se e qartë që t’i kërkosh dikujt të ndryshojë pamjen e jashtme për dasmën tuaj është e gabuar. Si fillim, kostoja për heqjen e një tatuazhi është e madhe. E dyta, është trupi i tyre edhe nëse dasma është juaja. Mësohuni me faktin që të gjithë janë të ndryshëm dhe kjo nuk është një problem për dasmën tuaj.