Pasi keni kaluar muaj apo dhe vite duke planifikuar dasmën, muaji i mjaltit mund të duket si drita në fund të tunelit. Gjithsesi, gjithnjë e më shumë të sapomartuar po vendosin të mos nisen për këtë muaj mjalti menjëherë pas dasmës. Edhe pse ai konsiderohet si qershia mbi tortë e festimeve, ka disa arsye që mund të çojnë në shtyrjen e muajit të mjaltit.
1. Pushimet e punës.
Nëse keni marrë disa ditë pushim nga puna për organizimin e dasmës, mund të mos ju mbeten shumë të tilla të paguara. Prandaj, disa çifte presin derisa të kenë pushime të tjera nga puna.
2. Kohë për të kursyer më shumë para.
Kjo vlen zakonisht për ato çifte që kanë paguar vetë për të gjitha shpenzimet e dasmës. Mund t’ju duhet pak kohë derisa të mblidhni mjaftueshëm para për t’u nisur në pushimet që keni ëndërruar gjithmonë.
3. Pritja për stinën e duhur.
Nëse ju keni organizuar dasmën në dimër dhe doni që pushimet t’i bëni në stinën e verës, atëherë është mirë të prisni disa muaj. Kështu, gjithçka do të bëhet ashtu siç ju e keni menduar gjithmonë.
4. Do të jetoni së bashku.
Ato çifte që nuk kanë bashkëjetuar para martesës, ka shumë mundësi që ta bëjnë këtë pas saj. Prandaj, para se të niseshit në muajin e mjaltit do të ishte mirë të prisnit pak. Kjo kohë do të shërbejë për t’u sistemuar në shtepinë e re dhe për të hapur dhuratat e marra.
5. Planifikimi i dasmës ju ka marrë shumë kohë.
Shumë njerëz e shikojnë muajin e mjaltit si një shpërblim pas gjithë atyre organizimeve të dasmës. Por, planifikimi i tij është gjithashtu një detyrë e lodhshme dhe stresuese.
6. Keni detyrime familjare.
Nëse disa nga të ftuarit e dasmës kanë udhëtuar shumë për të qenë prezent aty, atëherë nuk do të ishte e sjellshme që ju të largoheshit menjëherë. Do të ishte mirë të kalonit dhe disa ditë në shoqërinë e tyre.
