/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Me siguri që keni menduar për setet fotografike që do të bëni me familjen apo partnerin tuaj. Por, a nuk mendoni që do të ishte perfekte që të kishit një set të veçantë me shoqërueset tuaja? Shikoni më poshtë 9 nga fotot që duhet t’i bëni patjetër me shoqet tuaja më të mira që janë dhe shoqërueset e nuses në të njëjtën kohë.

  1. Gëzuar me shampanjë.

Ku ka më mirë se të tregoni mëngjesin para dasmës me disa foto duke pirë shampanjë me shoqërueset tuaja? Këto foto të bëra në lëvizje do të jenë një fillim i mbarë për ditën tuaj të madhe.

2. Shfaqja e dashurisë.

Disa foto pak para dasmës, pasi të keni mbaruar makijazhin, do të ishin perfekte për të futur në albumin e seteve fotografike të dasmës.

3. Foto në lëvizje.

Tregoni harmoninë mes shoqesh duke bërë disa foto duke ecur apo duke qeshur me njëra-tjetrën.

4. Poza me tufën e luleve.

Me ndihmën e fotografit/es suaj do të mund të krijoni një set të mrekullueshëm fotosh me buqetat e bukura të luleve.

5. Set fotografik “Si u njohëm”.

Mund të bëni disa foto ku secila prej shoqërueseve tregon lidhjen me ju dhe se si jeni njohur bashkë.

6. Momentet gjatë përgatitjes.

Disa foto mjaft të bukura mund të bëhen gjatë momenteve para dasmës, kur shoqërueset po ju ndihmojnë me vellon.

7. Petale në ajër.

Hidhni disa petale në ajër për të festuar dasmën e shumëpritur.

8. Duke treguar unazën.

Gjithmonë është bukur kur shoqërueset shikojnë unazën e fejesës për herë të parë. Por, do të ishte akoma më mirë që ta transmetonit këtë edhe në disa foto.

9. Me robdëshambër.

Bëni disa foto në momentet e para të përgatitjeve të dasmës së bashku me shoqërueset tuaja.