Kemi qenë dëshmitarë të shumë ndarjeve mes çifteve të famshme gjatë vitit 2018 dhe mund të themi që nuk jemi surprizuar shumë. Sado që flitet shumë për to, shumica i ka zili apo dhe i dashuron, çiftet e “Hollywood” nuk zgjasin gjithmonë. Në fakt, është e trishtë që ndoshta një ditë në të ardhmen mund të dëgjojmë mbi lajmin e ndarjes së çiftit tonë të preferuar. Por, gjithsesi, nuk duhet të tregohemi kaq negativë. Në skenën e madhe të “Hollywood”, ka shumë të dashuruar që e kanë ruajtur romancën dhe pasionin e tyre edhe pas shumë viteve martesë.
Ka shumë personazhe që shprehen mbi problemet e divorcit të tyre dhe stresin që kalojnë, por ka dhe nga ato që flasin hapur mbi sekretet e martesës së tyre afatgjatë. Disa nga këto këshilla janë të bukura dhe gazmore, teksa disa të tjera janë serioze dhe koncize. Sidoqoftë, janë disa nga sekretet që çiftet e “Hollywood” tregojnë për martesën e tyre.
1. Michelle Obama

Edhe pse jo një yll Hollywood-i, Michelle Obama ka një ndër martesat më afatgjata ndër njerëzit publikë. Ajo thotë që martesa me një nga presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është shumë e lehtë, por dhe ajo ka sekretet e veta. Me shaka, ajo thotë që një nga sekretet e një martese të gjatë është të pasurit e tualeteve të ndryshëm. Gjithashtu, ajo pohon se takimet e shpeshta me këshilltarë martesash e ka bërë marrëdhënien e saj më të lehtë.
2. Tom Hanks

Tom Hanks pranon që do të donte që martesa e tij e gjatë të kishte një sekret për të treguar. “Ne, thjesht pëlqejmë njëri-tjetrin”, thotë aktori. Ai gjithashtu shprehet që nuk i besohet që gruaja e tij e pëlqen akoma dhe se nëse do të ishin në gjimnaz nuk do të kishte kurajon për t’i folur asaj.
3. Will Smith

Will dhe Jada Pinkett Smith janë shumë të suksesshëm dhe në rrugët e tyre të ndryshme dhe thonë që kjo është një nga pikat më të rëndësishme të marrëdhënies së tyre. “Nuk jemi marrë ndonjëherë në mënyrë të veçantë mbi marrëdhënien tonë“, është shprehur Will. Rrëfen që ata kanë punuar mbi përmirësimin e vetes si individë dhe më pas kanë prezantuar një version më të mirë të vetes tek partneri.
4. Emily Blunt

Pasi punuan së bashku në xhirimet e filmit “A quiet place”, Emily dhe John janë pyetur shumë mbi mënyrën se si shkonin aq mirë bashkë. Ajo ka thënë që kanë shumë besim tek njëri-tjetri. Janë shumë të hapur e të sinqertë me njëri-tjetrin dhe kjo sjell marrëdhënien e tyre të mirë.
5. Kim Kardashian West

Balanca është kryesorja kur vjen tek çifti West. Kim tregon se i kushton të njëjtën vëmendje si fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. “Kanye më ka mësuar të kem më shumë se një opinion dhe unë i kam mësuar si të jetë më i qetë”, shprehet Kim. Balanca është ajo që çon në një martesë të lumtur.
6. Chrissy Teigen

Sipas Chrissy, ajo që ka më shumë rëndësi është të jeni “partnerë në krim”. Edhe në momentet më të vështira apo në momentet kur kujdesen për fëmijët, ata nuk e harrojnë se janë partnerë dhe i bëjnë të gjitha bashkë.
7. Kristen Bell

Kristen thotë që jeta është një rrugë shumë e vështirë dhe është privilegj ta kalosh atë me një partner. Gjithashtu, ajo pranon që kanë bërë terapi kur ka qenë e nevojshme dhe janë përpjekur gjithmonë t’i sigurojnë tjetrit lumturi.
