Tapeti i kuq i “Golden Globe 2019” nuk ishte vetëm një paradë mode për pjesëmarrësit, por dhe një shfaqje romantike për të gjithë të dashuruarit e Hollywood. Para se të fillonte shfaqja, yjet bënë një parakalim në tapetin e kuq për të treguar veshjet e tyre të bukura e të shtrenjta.
Këtë vit pamë shumë nga çiftet tona të preferuara të krijojnë skena gazmore në tapetin e kuq. Këtu mund të përmendim John Krasinski dhe Emily Blunt e Nicole Kidman dhe Keith Urban. Dave Franco i mori zemrat tona kur shpëtoi fustanin e bashkëshortes së tij pasi ishte gati duke u grisur nga një bimë afër. Kristen Bell and Dax Shepard morën vëmendjen e të gjithëve me pozat e tyre qesharake duke na kujtuar dhe njëherë që është çifti ynë i preferuar i komedisë amerikane.
Le t’i hedhim një sy çifteve më të ëmbla të tapetit të kuq të “Golden Globe 2019”.
Bradley Cooper and Irina Shayk
Idris Elba and Sabrina Dhowre
Andy Samberg and Joanna Newsom
Dave Franco and Alison Brie
Heidi Klum and Tom Kaulitz
Sterling K. Brown and Ryan Michelle Bathe
Kaley Cuoco and Karl Cook