Kjo festë paramartesore nuk është e detyrueshme, prandaj mund të zgjidhni mes organizimit apo jo të saj. Për disa nuse të ardhshme festa e beqarisë është shumë e domosdoshme ndërsa për disa të tjera mund të mos jetë. Prandaj, kjo festë nuk është për të gjitha nuset e reja. Ndoshta do të jetë e vështirë për ju të koordinoni vajza që jetojnë në vende të ndryshme, apo shpenzimi i një sasie parash, mundi apo kohe nuk është në favorin tuaj për momentin. Cilado të jetë arsyeja juaj është mëse në rregull ta anashkaloni këtë traditë. Më poshtë keni disa alternativa të tjera.
Lajmëroni shoqet.
Nëse i keni gjetur shoqërueset tuaja, me shumë mundësi ato kanë filluar të mendojnë për këtë festë. Prandaj, është mirë t’i lajmëroni për zgjedhjen tuaj para se ato të bëjnë plane. Aq më tepër nëse ato kanë treguar një entuziazëm të madh në lidhje me këtë.
Gjeni një mënyrë tjetër për të festuar.
Ndoshta shoqet e juaja do të mërziten pak kur të marrin vesh që keni vendosur të mos bëni një festë beqarie. Mos u shqetësoni. Nëse nuk doni t’i jepni këtë emër festës suaj, mund të zgjidhni mes një darke së bashku apo frekuentimit të një klubi bashkë. Ajo që ka rëndësi është koha që do të kaloni së bashku.
Kur largësia është problemi.
Nëse shumë nga shoqet tuaja jetojnë larg jush dhe organizimi i festës së beqarisë nuk është në planet tuaja, atëherë mund t’u kërkoni atyre të vijnë 2 ditë para dasmës. Kështu mund të kaloni një darkë në shoqërinë më të mirë.
Bashkohuni me të tjerë.
Nëse nuk doni të jeni në qendër të vëmendjes, mund të organizoni një festë beqarie bashkë me disa nuse të ardhshme të tjera, ose mund ta organizoni këtë festë me bashkëshortin tuaj të ardhshëm dhe shokët tuaj. Ky lloj organizimi heq pak tension nga ju.
