Shpesh herë mendojmë se për të kaluar një kohë të mirë me shoqërinë tonë na duhet të shpenzojmë një sasi të konsiderueshme parash. Por, nëse ju dhe shokët tuaj nuk jeni në gjendjen financiare më të mirë, mos u shqetësoni. Ka shumë mënyra sesi ta planifikoni festën tuaj të beqarisë duke mos shpenzuar shumë para.
1. Një lojë futbolli.
Nuk po gjeni diçka zbavitëse për të bërë për festën tuaj të beqarisë, por që në të njëjtën kohë pa shumë shpenzime? Lajmëroni shokët tuaj dhe bashkohuni për një lojë futbolli. Pas lojës mund edhe të pini diçka në lokalin tuaj tuaj të preferuar.
2. Bouling.
Provoni të kaloni një pasdite ndryshe. Me siguri do të jetë më argëtuese seç e mbani mend. Ndajini shokët në dy grupe dhe konkuroni me njëri-tjetrin. Për ta bërë lojën akoma më interesante mund të vendosni një shpërblim për grupin fitues. Kështu, të gjithë do të kenë shpirtin e konkurencës.
3. Nata e pokerit.
Rrëmbeni letrat dhe organizoni një natë pokeri, plot energji me shokët tuaj më të mirë. Konkuroni njëri-tjetrin dhe shikoni se kush do të dalë më i miri në fund të lojës.
4. Përgatitja e një skare.
Keni një oborr të madh apo një hapësirë të jashtme për të kaluar një pasdite me ushqim të shijshëm? Ateherë, organizoni një darkë me ushqim skare. Të gjithëve u pëlqen pak mish dhe perime të pjekura mirë. Të gjithë mund të kontribuojnë në produkte të ndryshme për të bërë gati darkën më të shijshme.
5. Karaoke.
Doni të kaloni një natë turpëruese mes shokësh? Ku ka më mirë sesa të këndoni e të kërceni së bashku, pa ju interesuar për atë që mund të mendojnë të tjerët. Mos harroni të bëni sa më shumë video.