/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Viti 2018 ka qenë viti i dasmave për yjet e “Hollywood” dhe jo vetëm. Shumë nga idhujt tanë kanë hedhur hapin e madh drejt martesës vitin që shkoi. Dasmat e tyre kanë variuar nga më të thjeshtat e deri tek më të ekzagjeruarat. Le t’i hedhim një sy listës së mëposhtme:

Chiara Ferragni dhe Federico Leonardo Lucia

Çifti i bukur u martua në një dasmë përrallore në një kështjellë në Noto, Itali. Fustani i saj ishte një punim nga Maria Grazia Chiuri, Dior. Gjithçka në atë dasmë ishte perfekte, duke filluar nga dekori i thjeshtë, por mbresëlënës e deri tek performanca e dhëndrit.

Ellen Page dhe Emma Portner

Ellen Page bëri të ditur se ishte martuar me të dashurën e saj më 3 Janar, nëpërmjet një posti në Instagram. “Nuk më besohet që kjo femër e jashtëzakonshme është gruaja ime”, shkroi Ellen në Instagram. Kjo martesë ishte një surprizë për të gjithë pasi ato e kishin mbajtur sekret fejesën e tyre.

Ryan Lochte dhe Kayla Rae Reid

Notari olimpik u martua me modelen e famshme në një ceremoni të fshehtë në Florida, më 8 Janar. Pas 9 muajve të lidhur, Lochte i propozoi Kaylas në Tetor të vitit 2016 dhe në vitin 2017 lindën fëmijën e tyre të parë.

Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Këngëtari nga Puerto Riko, Ricky Martin u martua me piktorin sirian më 10 Janar. Ata nuk e kanë bërë akoma dasmën e tyre të madhe, por thonë që janë të martuar para ligjit, pasi i kanë firmosur të gjitha dokumentat.

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard

Modelja e famshme u martua me producentin dhe aktorin në një dasmë surprizë. Këtë herë, fustani i bardhë nuk ishte pjesë e planeve të Emily. Ajo kishte veshur një kostum nga Zara për ceremoninë e martesës së saj.

Richard Gere dhe Alejandra Silva

Fillimisht, çifti u martua në një ceremoni të thjeshtë e të qetë në Prill e pastaj në Maj organizuan një dasmë të vogël me familjet dhe shoqërinë e tyre. Flitet që ata kanë qenë bashkë që në vitin 2015 dhe në vitin 2017 Alejandra u pa më një unazë të bukur diamanti në gisht.

Princ Harry dhe Meghan Markle

Çifti mbretëror i tha betimet e tij në kështjellën e Windsor, më 21 Maj. Dasma e tyre u transmetua në të gjithë botën dhe u pa nga shumë dashamirës të tyre. Ata e kaluan muajin e mjaltit në Kanada, ku u gjenden pak larg syve të medias.

Keegan-Michael Key dhe Elisa Pugliese

Komediani i propozoi të dashurës së tij në Nëntor të vitit 2017 dhe që atëherë ka shkruajtur në Twitter që e ndjen veten burrin më me fat që ajo tha “po”. Martesa e tyre u bë me një ceremoni intime në New York, në Qershor.

Rose Leslie dhe Kit Harington

Çifti i bukur u martua në një kishë në Skoci pranë të afërmve të tyre. Pjesë e të ftuarve ishin dhe aktorë pjesëmarrës në “Game of Thrones”, si: Emilia Clark, Peter Dinklage, Sophie Turner, etj.

Felicity Jones dhe Charles Guard

Aktorja e “The Theory Of Everything” u martua me regjizorin e famshëm në fillim të Qershorit. Ceremonia martesore u bë në kështjellën e Sudeley. Lista e të ftuarve përfshinte aktorë si Eddie Redwayne dhe Tom Hanks.

Robin Wright dhe Clément Giraudet

Ylli i “House of Cards” u martua me bashkëshortin e saj në një ceremoni të fshehtë, në Gusht. Aq e fshehtë ishte saqë akoma nuk është marrë vesh vendi se ku u mbajt ceremonia martesore. Wright dukej mahnitëse nën petkun e nuses, me një stil të viteve 60.

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn

Ed Sheeran i propozoi të dashurës së tij në Dhjetor të 2017 dhe kur u panë me unaza u pyetën nëse ishin martuar apo jo. Pasi ata as e pranuan, as e mohuan këtë, u supozua që ishin martuar. Në një intervistë, këngëtari u shpreh që kishin organizuar një dasmë të fshehtë.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Në fund të vitit 2018, këngëtarja e famshme dhe aktori Liam u martuan. Pas 10 vitesh njohje, ata i thanë betimet e tyre në një ceremoni intime mes vetëm dy familjeve. Këngëtarja e bëri të ditur martesën e tyre duke shpërndarë shumë foto gjatë dasmës në rrjetet sociale.