Pra, dikush që ju njihni sapo është fejuar. Është normale që keni shumë pyetje për t’u bërë dhe orë të tëra bisedash në telefon. Por, para se ta bëni këtë, lexoni pikat e mëposhtme. Ato janë disa nga gjërat që nuk duhet t’u thoni kurrë të sapofejuarve.
1. “Kur është dasma?”
Kjo është pyetja e parë që të gjithë bëjnë sapo marrin vesh që një i njohuri i tyre është fejuar. Në fakt, kjo është një nga pyetjet që shkakton stres tek të sapofejuarit. Kjo sepse 99% të rasteve as ata vetë nuk e dinë se kur do të bëhet dasma, pasi sapo u fejuan.
2. Kritika për unazën.
Shijet për bizhuteritë janë të ndryshme për të gjithë, prandaj nëse jeni pak skeptikë për unazën e fejesës së shoqes suaj, përpiquni të mos e jepni veten. Mos harroni që ajo do ta mbajë atë unazë përgjithmonë dhe ndoshta do të ndihet keq nga reagimi juaj.
3. “Kur u fejova unë..”
Sigurisht që nëse jeni fejuar para shoqes/shokut tuaj do të keni momente ku do të doni të flisni për fejesën tuaj. Por, mos e bëni këtë para të sapofejuarve. Ky moment vjen njëherë në jetë dhe do të dukej sikur po përpiqeni ta lini në hije.
4. Pakënaqësitë.
Mund të ndodhë që propozimi i dikujt të jetë i mërzitshëm në sytë tuaj apo edhe shumë i ekzagjeruar. Por, kjo nuk ndodh për çiftin. Nëse nuk ju pëlqejnë detajet e fejesës, mundohuni t’i mbani për vete, pasi do t’i bëni të tjerët të ndihen keq.
5. Këshilla mbi të ftuarit.
Kjo ka të bëjë dhe me pikën 1 të kësaj liste. Nëse të fejuarit nuk kanë caktuar akoma datën e dasmës, nuk kanë planifikuar as listën e të ftuarve. Mos u përpiqni të hidhni emra në këtë listë nëse ata nuk jua kërkojnë vetë këtë.
