/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Kjo është pyetja që çdo çift ka gjatë planifikimit të dasmës së tyre. Kur ndodhen para këtij rasti, të gjithë vënë re se ky festim është shumë më i kushtueshëm se të tjerët. Me dasma që variojnë nga 8-20 milionë lekë, s’do mend që shumë çifte pyesin veten nëse gjithë këto shpenzime ja vlejnë. Pas dasmës dhe martesës ka shumë gjëra për të cilat duhet të shqetësohesh, si për shembull: pagesa e një shtëpie të përbashkët dhe kostot e pafundme për fëmijët e ardhshëm. Prandaj, jo të gjithëve u pëlqen ideja e shpenzimit të një shume të madhe parash mbi festimin e një dite të vetme. Por, janë disa arsye se pse dasmat kushtojnë kaq shumë:

Nuk do të paguani më për aq shumë shërbime.

Mendojeni pak, për festa të tjera si ditëlindje apo përvjetorë nuk do të harxhoni më kaq shumë para për kaq shumë shërbime. Prandaj, shumë mendojnë se për të pasur atë dasmën e ëndrrave të tyre, ja vlen të shpenzojnë aq sa kanë dëshirë pasi ky rast nuk do të vijë më. Ama, sa më shumë po kalon koha, aq më shumë çifte po mendojnë se dasma shërben për të celebruar dashurinë e tyre dhe nuk është nevoja për shpenzime të panevojshme. Në fund të fundit, gjithçka është në dorën tuaj. Duhet të vendosni se cilat shërbime vlejnë për koston që kanë dhe cilat jo. Dhe këtë duhet ta bëni me të gjithë furnizuesit tuaj derisa të gjeni atë që po kërkoni.

Të ftuarit janë të shumtë në numër.

Të gjithë duan që në dasmën e tyre të kenë afër njerëzit që duan më shumë. Por, sa më shumë njerëz të tillë të ftoni, aq më e madhe do të jetë kostoja e dasmës suaj. Kohët e fundit, shumë dasma kanë gjithnjë e më pak të ftuar, por kostot e dasmës janë afërsisht të njëjta si më parë. Kjo do të thotë që njerëzit po pyesnin mbi kostot që çdo i ftuar ka dhe mbi koston e dasmës në përgjithësi. Si rezultat, ata zgjedhin cilësinë mbi numrin kur vjen puna tek ajo që do të paguajnë.

Ajo që duhet të bëni është ta rishikoni dhe njëherë listën e të ftuarve sepse mund të ketë disa të cilët nuk e meritojnë të jenë në dasmën tuaj.

Mund të jenë dy apo më shumë kontribues në buxhetin e dasmës.

Ndryshe nga festime të tjera në jetën tuaj, dasma mund të ketë dy kontribues, ju dhe patnerin/en tuaj. Madje, shumë nga prindërit e çiftit janë të gatshëm dhe ofrohen të paguajnë një pjesë të mirë të dasmës së fëmijëve të tyre. Duke pasur këtë parasysh, nusja dhe dhëndri i ardhshëm fillojnë të shpenzojnë akoma më shumë për elementë të ndryshëm për dasmën e tyre. Cilido të jetë ai element për të cilin do të shpenzohet më shumë, është e qartë që sa më shumë persona të ofrojnë buxhetin e tyre në koston e dasmës, aq më shumë do të shpenzohet.

Mjafton të shpenzoni aq sa keni në buxhet. Nuk do të donit të futeshit në borxhe akoma pa e filluar jetën tuaj bashkëshortore.

Keni pritje të larta nga familjarët.

Dasmat vijnë së bashku me pritje të larta nga familja, veçanërisht kur paratë janë të përfshira. Këtu lind nevoja që çiftet të vendosin disa standarde përsa i përket dasmës së tyre, në mënyrë që të gjithë të jenë në një mendje. T’u kërkosh prindërve një sasi të vogël parash në mënyrë që dhe ata të marrin një kopje të albumit fotografik është një gjë e justifikueshme. Por, nëse ata ju kërkojnë që të ftoni në dasmë dhe 20 shokë të tyre që ju nuk i keni takuar kurrë dhe të presin të mos kontribuojnë asgjë për ta, kjo është e papranueshme. Sqarohuni me të gjithë ata që prisni të paguajnë një pjesë të faturës, në mënyrë që të mos shpenzoni më shumë para seç keni.