Sado të jetë numri i të ftuarve në dasmën tuaj, disa nga rregullat që ju keni vendosur do të thyhen. Këto shtatë rregulla janë disa nga ato.
1. Mos konfirmimi i pjesëmarrjes.
Shumë nga të ftuarit tuaj mund të mendojnë se nuk ka rëndësi konfirmimi i pjesëmarrjes në ceremoni. Në fakt, kjo është një nga gjërat më kryesore. Duke e bërë këtë, çifti që do të martohet do të dijë se sa pjata të porosisë dhe të vendosë më vonë mbi vendin e organizimit. Konfirmimi mund të bëhet thjesht me një telefonatë apo dhe një mesazh. Nuk është e thënë që do ju duhet të shkoni në postë e të merrni vulë.
2. Mosardhja në kohë.
Ndodh që disa nga të ftuarit mund ta shikojë orën në ftesë gabim. Këto janë gabime që ndodhin. Edhe nëse shihni dikë të vijë në mes të ceremonisë, mos u shqetësoni. Ai moment kalon shpejt dhe mund të ktheheni tek thënia e betimeve tuaja sa hap e mbyll sytë.
3. Marrja në telefon ditën e dasmës.
Mos shqetësimi i nuses dhe i dhëndrit gjatë ditës së dasmës është një rregull i pashkruar. Ata duhet të kenë gjithë kohën që u nevojitet për t’u bërë gati dhe nuk duhet të kenë asnjë shqetësim. Nëse do ju duhet të pyesni mbi detaje për dasmën mund të kontaktoni me prindërit apo shoqërueset/it e çiftit. Ata do ju përgjigjen me kënaqësi ndaj pyetjeve që mund të keni. Tepër e rëndësishme është që të sapomartuarit të mos shqetësohen as gjatë ceremonisë apo dasmës.
4. Veshja e ngjyrave afër nuancës së bardhë.
Është e mundur që dikush nga të ftuarat/it tuaj të veshë diçka që anon pak nga ngjyra e bardhë. Dhe sigurisht, kjo nuk mund të pritet mirë nga ju. Ndryshe është kur ju kërkoni që prindërit apo shoqërueset e juaja të vishen ashtu dhe ndryshe kur dikush tjetër e merr vetë këtë inicativë. Duhet thënë që të veshësh të bardha në një dasmë është një zgjedhje shumë e keqe. Mes të gjithë ngjyrave të tjera nuk ka përse të zgjidhni atë me të cilën do të vishet nusja. Një zgjidhje e mirë për këtë është që ta specifikoni në ftesë se cilat janë rregullat që ju doni të ndiqen e së bashku me këto dhe ngjyrat e “ndaluara”.
5. Mos sjellja e një karte urimi.
Kjo nuk ka të bëjë fare me dhuratat. Është krejtësisht normale që një i ftuar të mos ketë mundësi për një dhuratë të mirëfilltë. Por, cifti ka investuar shumë për t’ju ofruar juve një pritje të denjë dhe më e pakta që mund të bëni është të shkruani një urim në një kartë të bukur dhe t’ja dërgoni atyre. Një gjë që vlen për t’u përmendur është madhësia e dhuratave. Nuk mund të shkoni në një dasmë me një dhuratë të madhe në dorë. Ajo që ju këshillohet të bëni është ta dërgoni dhuratën drejt e në shtëpinë e të sapomartuarve.
6. Mendojnë se janë të ftuar.
Të gjithë kemi nga ato shokë apo të njohur që thonë “Mezi po pres të vij në dasmën tënde” apo “Nëse ke ndonjë ftesë të lirë unë mund të vij”. Nuk mund të vetë-ftohesh në një dasmë. Ftesat janë ato të cilat tregojnë se cilët janë të ftuarit e cilët jo. Shumë cifte punojnë shumë për atë dasmë dhe sigurisht që do të duan të presin vetë njerëzit më të afërt për ta. Dasma nuk është një ceremoni ku mund të ftosh dikë të cilit i ke folur 2 herë në palestër apo shitësi ku bën pazaret në mëngjes.
7. Mendojnë se mund të sjellin dhe dikë tjetër me vete.
Ka shumë të ftuar që mendojnë se mund të sjellin dhe dikë me vete në një dasmë. Por, nuk funksionon kështu. Nëse ftesa që keni marrë ka vetëm emrin tuaj, atëherë kjo do të thotë që vetëm ju jeni të ftuar në dasmë. Kostot për një person shtesë janë të mëdha dhe buxheti i çiftit nuk dihet.
