/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Si fillim, urime për të gjithë ju që keni vendosur të martoheni së shpejti. Para se të thoni “po” përballë partnerit/es suaj, ju këshillojmë që të flisni pak për 10 gjëra tepër të rëndësishme në ecurinë e martesës suaj. Këto pyetje janë projektuar posaçërisht për të njohur pritjet e që secili ka në jetën e tij dhe për të ditur nëse të dy jeni vërtet të gatshëm për martesë!

1. Cilat janë pesë gjërat që partneri/ja juaj pëlqen më shumë tek ju? Po pesë gjërat që pëlqen më pak?

Kjo është një pyetje shumë e mirë, mbi të cilën mund të flisni për marrëdhënien tuaj. Kur bëhet kjo pyetje duhet të jeni sa më të sinqertë, shprehni hapur pëlqimet dhe pakënaqësitë tuaja.

2. Cila është gjuha juaj e dashurisë?

“Pesë gjuhët e dashurisë” nga autori Gary Chapman, tregon mbi pesë mënyrat se si mund të shprehet dashuria në një marrëdhënie. Këto gjuhë përfshijnë dhënien e dhuratave, shpenzimi i kohës bashkë, fjalë të ëmbla, vepra shërbimi dhe prekje fizike. Sapo të kuptoni se cila nga këto është gjuha e dashurisë për partnerin/en tuaj, do të jeni në gjendje të veproni sipas preferencave të tyre.

3. Si duhet të veproni në rast diskutimi në të ardhmen?

Kjo është një ndër pyetjet më të rëndësishme. Komunikimi është rruga më e sigurtë drejt një martese të shëndetshme, prandaj në vend që të ngrini zërin, apo të bëheni me nerva për gjërat më të vogla, përpiquni t’i përballoni mosmarrëveshjet si të rritur.

4. Sa i rëndësishëm është kujdesi për veten sipas jush?

Nëse dikush është i përkushtuar ndaj lumturisë së tij personale, do ta ketë më të lehtë ta gjejë atë edhe në nje marrëdhënie në çift. Kjo pyetje mund të rezultojë në një dëshirë të përbashkët për t’u ushqyer shëndetshëm, për t’u marrë me aktivitet fizik apo edhe për të rënë dakord mbi të pasurit kohë për veten.

5. A keni probleme me besimin apo pasiguri?

Në kohën që do të jeni gati për t’u martuar, duhet të keni sqaruar disa gjëra përsa i përket problemeve personale. A ka partneri/ja juaj pasiguri dhe nëse po, cilat janë ato? A mund të zgjidhen ato pas martesës? Kjo është një bisedë që duhet bërë.

6. Sa kohë për veten ju duhet?

Siç u përmend dhe më lart, pak kohë vetëm për shumë persona është një rutinë drejt të ndjerit mirë. Është mirë që partneri/ja juaj ta dijë se sa kohë keni nevojë të qëndroni vetëm, në mënyrë që të mos ndihet sikur ju po e lini pas dore. Mos u shqetësoni, ata do ju kuptojnë-koha është themelore në një martesë.

7. Si do të ndahen punët e shtëpisë?

Për ata që nuk kanë bashkëjetuar para martesës, kjo është një pyetje e rëndësishme. Doni t’i ndani punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë apo doni t’i ndani sipas kohës së lirë që secili prej jush ka? Është e ndryshme për çdo çift.

8. Çfarë roli do të luajnë familjet e juaja në jetën tuaj?

Ju pëlqen apo jo, martesa bashkon dy familje të huaja. Duhet të vendosni se sa kohë do të kaloni me secilën familje dhe se ku do të kaloni çdo festë. Thjesht, kini parasysh që të keni një ndarje të barabartë mes të dyjave.

9. Në çfarë pike të marrëdhënies tuaj i shikoni fëmijët prezentë?

Kjo mund të jetë diçka që mund ta keni biseduar dhe kur keni qenë thjesht të lidhur, por, nëqoftëse jo, atëherë duhet ta bëni tani. A planifikoni të keni fëmijë në të ardhmen, nëse po, kur? Sa fëmijë planifikoni të keni dhe çfarë duhet të arrini para kësaj?

10. Si e shikoni veten 10 vite më vonë?

Mund të duket si një pyetje që shtrohet gjatë një interviste pune, por në fakt, është mjaft e rëndësishme, në kohën e planifikimit të martesës. Çfarë pritshmërish ka partneri/ja për veten dhe a përshtaten ato me tuajat? Përgjigjet nuk kanë pse të jenë të njëjtat me ju, mjafton që të gjeni një rrugë të përbashkët.