/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Dita e madhe po vjen e ju kanë mbetur akoma disa gjëra të vogla për të organizuar.

Ne kemi hartuar një listë me 12 gjërat që duhet të bëni patjetër nëse jeni një javë para dasmës suaj.

Ndiqni këto hapa dhe ju sigurojmë që do të ndiheni shkëlqyeshëm në ditën e dasmës.

  1. Merrni leje në punë   

Sigurohuni që të shqetësoheni vetëm për dasmën. Mbaroni të gjitha gjërat që mund të keni lënë përgjysmë në punën tuaj dhe merrni pushimet.

Do të ndiheni sikur keni hequr një barrë të madhe…

  1. Vendosni për dekorin

Dekori është një ndër pjesët më të rëndësishme të dasmës, aq më tepër nëse kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga dita e madhe. Zbrazni të gjitha paketimet dhe nisni nga puna për të dekoruar ambjentin tuaj.

Në ditët e sotme është trend dhe krejtësisht e nevojshme punësimi i personave të specializuar për të kryer këtë shërbim.

  1. Kujdesuni për flokët, thonjtë dhe për lëkurën tuaj

Kujdesi për veten është gjithmonë i rëndësishëm, aq më shumë nëse ndodheni disa ditë para dasmës. Duhet të dukeni rrëzëllitëse dhe e gjithë vëmendja të jetë te ju. Në MyWedding.al do të gjeni disa nga qendrat estetike më të mira në vend. Ju sigurojmë që do të merrni rezultatet e dëshiruara.

  1. Hiqni dorë për 1 javë nga palestra

Ju nuk duhet ta sforconi veten këtë javë në palestër. Hiqni dorë vetëm shtatë ditë e rikthejuni sërish pas dasmës ose muajit të mjaltit.

  1. Kurs kërcimi

Merrni partnerin dhe rregjistrohuni patjetër në një kurs kërcimi. Mësoni disa këcime të thjeshta, por edhe mund të eksploroni nëse ju pëlqen shumë muzika dhe keni talent.

Kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe komunikimin mes çiftit tuaj ditën e dasmës.

  1. Njihni të gjithë të ftuarit

U ndodh të gjithëve të mos njohin disa nga të ftuarit që do të kenë në dasmën e tyre. Mund të jetë ndonjë mik jo aq i ngushtë i partnerit tuaj ose ndonjë i afërm i tij që jeton jashtë. Hapini të gjitha rrjetet sociale dhe filloni kërkimin. Disa foto mund t’ju ndihmojnë t’i njihni ose të paktën janë më mirë se asgjë!

  1. Provoni këpucët

Mendohet se tashmë i keni zgjedhur këpucët që do të vishni ditën e dasmës. Bëni sa më shumë prova. Në këtë mënyrë ato nuk do ju duken të lodhshme, përkundrazi do të ndiheni shumë rehat.

  1. Bëni gati valixhet për muajin e mjaltit

Ky hap do t’ju kursej shumë kohë. Mos e lini për minutën e fundit! Nëse i përgatisni valixhet që para dasmës do të jeni gati për tu nisur për udhëtim direkt pas saj.

  1. Kontrolloni motin

Që të bindeni se do të jetë kohë e mirë gjatë ditës më të rëndësishme të jetës suaj bëni mirë të kontrolloni motin. Teknologjia do t’ju ndihmojë shumë, sepse ekzistojnë disa aplikacione që ofrojnë këtë shërbim për ju falas.

Ky hap është i domosdoshëm për ju që keni planifikuar një ceremoni në ambjente të jashtme.

  1. Muzika

Sigurisht ju keni punësuar një DJ i cili do të merret me muzikën, por ne sugjerojmë se në këtë pikë duhet edhe pak prekje personale. Bëni një listë këngësh dhe paraqitjani DJ tuaj.

Këngët e preferuara të çiftit nuk duhet në asnjë mënyrë të mungojnë në dasëm e tyre.

  1. Dhuratat

Do merrni shumë dhurata nga të ftuarit, kjo nuk do shumë mend. Një nuse dhe një dhëndër me qindra dhurata në krah e qindra të tjera të shpërndara në tavolinë , e imagjinoni dot? -Sigurisht që jo.

Ju duhet të punësoni dikë që të merret me grumbullimin e dhuratave. Kështu do të jeni më të qetë.

12.  Një ditë para dasmës, RELAKS!

Tani gjithçka është gati! Pas javësh të tëra përgatitjesh, kjo ditë duhet t’ju përkasi vetëm ju. Nuk duhet të bëni asgjë, thjesht të relaksoheni. Bëni një masazh, një dush me ujë të ngrohtë. Për të bërë një gjumë të qetë pini çaj kamomil në mbrëmje.

Mund t’ju themi me siguri që tani jeni plotësisht gati për ditën e dasmës.