/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Të qenurit i dashuruar është një ndjenjë e mrekullueshme, por jo gjithmonë dashuria mjafton për të hedhur hapin e rradhës. Për të kuptuar nëse ju dhe partneri/ja juaj jeni gati për këtë ceremoni, ja ku janë disa nga shenjat që e tregojnë këtë:

1.Mund të kujdeseni për dikë

Jo shumë çifte janë gati për femijë sapo martohen. Prandaj është e rëndesishme, që para se t’i nënshtroheni këtij detyrimi, të provoni të rrisni një kafshë shtëpiake tuajën. Kjo ndihmon gjithashtu në bashkëpunimin tuaj në çështje serioze.

2.Të dy dini si t’i menaxhoni financat

Të gjithë e dimë se ekonomia familjare është një ndër çështjet më të rëndësishme në një martese, krahas dashurisë. Dy mendje janë më mirë se një, prandaj nësë secili prej jush di t’i menaxhojë financat personale, të jeni të sigurtë se menaxhimin e financave familjare do t’i keni shumë të lehtë.

3.Keni kaluar një periudhe kohe të konsiderueshme bashkë

Kalimi i kohës me dikë, bën që ta njohësh më mirë atë. Prandaj, para se të hidhni hapin e rradhës, këshillohet që të jeni familjare më të gjitha huqet dhe veset e partnerit/es tuaj. Në këtë mënyrë, personi me të cilin do të ecni drejt altarit, do të jetë një pjesë e juaja.

4.Keni folur persa u perket femijeve

Doni apo jo fëmijë në një periudhë të caktuar, është mirë që ta flisni këtë me partnerin/en tuaj. Të pasurit e një fëmije është një angazhim tepër i rëndësishëm, prandaj është mirë që kartat të jenë të gjitha të hapura.

5.Jeni kujdesur për njeri-tjetrin kur keni qenë sëmurë

“Në shëndet e në sëmundje.” Kjo mund t’ju duket si një shprehje kalimtare, por është një nga themelet e një martesë të shëndetshme. Te gjithë kanë ditët e tyre të këqija, prandaj është mirë që të kesh dikë pranë teje që të kujdeset për nevojat e tua.

6.Ja dini të gjitha sekretet e tyre 

Lidhjet shërbejnë për të njohur njeri-tjetrin, por jo të gjithë janë të sinqertë kur vjen puna tek jeta e tyre personale. Prandaj, nëse dikush që hapet tek ju për sekretet, frikërat e tyre do te thotë se ju keni krijuar atë besimin që duhet të ekzistojë në një martesë të shëndetshme.

7.Keni parë për mobilje së bashku

Mund të duket si dicka qesharake, por në fakt, ky është një hap tepër i rëndësishëm. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të kuptoni shijet specifike të partnerit/es tuaj dhe pse jo, të ndërthurni shijet e secilit për të krijuar një strehë të ngrohtë me dashuri.

8.Të dy doni të martoheni

Para se të nënshkruani aktin martesor, sigurohuni që jeni të dy në një mendim. Askush nuk ka dëshirë të ndihet i detyruar për asgjë. Si në rastin e fëmijës, një hap i padëshiruar mund të cojë te prishja e kësaj martese.