/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Është diçka e ditur tashmë që fotot janë një pjesë primare në realizimin e një dasme perfekte. Por, puna e fotografit që do të punësoni nuk është dhe aq e lehtë sa duket. Ja ku janë 7 gjërat që fotografi i dasmës suaj do të donte që ju të dini:

1. Rezervimi i fotografit duhet bërë që në fillim.

Duhet të gjeni një fotograf të aftë për fotot e ditës suaj më të bukur dhe mund të ndodhë që ai që ju doni të jetë i prenotuar për atë ditë. Prandaj, ushtrojini aftësitë e juaja kërkuese dhe zgjidhni fotografin më të mirë.

2. Klienti duhet ta dijë atë që kërkon.

Duhet ta mendoni sa më mirë këtë pjesë, stili i fotove mund të bëjë ndryshimin. Gjithashtu, duhet të mendoni mbi vendet ku dëshironi të bëni foto, pozat që ju pëlqejnë më shumë, në mënyrë që të mos mbeteni të pakënaqur.

3. Ju përfitoni për aq sa paguani.

Çmimet e ulta shpesh konsistojnë në një eksperiencë më të kufizuar. Por, kjo nuk ndodh gjithmonë. Ajo që ka më shumë rëndësi është të punësoni dikë, me të cilin ju ndiheni mirë. Vlen për t’u përmendur që duhet të kontrolloni përshtypjet mbi atë fotograf dhe sigurisht, nëse ai përshtatet me stilin që ju doni.

4. Redaktimi i fotove merr mbi 40 orë.

Një set fotografik nuk është njësoj si një ditë pune 10 orëshe. Pas fotove të bukura në albumin e dasmës suaj janë më shumë se 40 orë pune nga një fotograf profesional.

5. Fotot kërkojnë më shumë kohë për t’u bërë.

Diçka që çiftet nuk kuptojnë është se duhet të lënë më shumë kohë për fotot. Lejoni 1 orë fotografim për gjatë përgatitjes të secilit, 30 minuta gjatë transportit, 30 minuta pas ceremonisë për të kapur përqafimet dhe urimet, për fotot në grup, familjet, portretet, etj.

6. Mos u kurseni për fotografitë.

Fotografitë janë ato që do ju kujtojnë mbi këtë ditë të lumtur. Koha është ajo që nuk do të mund ta ktheni kurrë pas.

7. Fotografi juaj do të bëhet një shok i ngushtë.

Fotografi juaj do të jetë me ju gjatë gjithë dasmës. Tepër e rëndësishme është të zgjidhni dikë të sjellshëm dhe të mirëkuptueshëm, që mund t’i realizojë të gjitha tekat e juaja mbi fotot.