/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Disa thonë që periudha mes fejesës dhe martesës është një tregues i mirë i jetës suaj martesore të ardhshme. Që nga lista e të ftuarve e deri tek vendi i dasmës, ka shumë arsye nga të cilat mund të lindin zënka gjatë kësaj periudhe. Gjërat për të cilat keni mosmarrëveshje tani, mund të jenë problemet që mund të hasni gjatë martesës. Shikoni artikullin e mëposhtëm për 10 nga zënkat më të zakonshme që të sapofejuarit kanë dhe si t’i shmangni ato.

1. Lista të ftuarish të ndryshme.

Familja e secilit nga të sapofejuarit mund të ketë përgatitur lista të ndryshme përsa i përket të ftuarve, prandaj kjo mund të jetë një fillesë e debateve. Ajo që mund të bëni është të flisni ekonomikisht me partnerin/en tuaj. Ejani në një përfundim mbi kostot që do të ketë secila mbi këto lista dhe bisedojeni këtë me partnerin tuaj. Vendosni sesi do të ndahen kostot e dasmës dhe kështu mund të caktoni numrin përfundimtar të të ftuarve.

2. Partneri nuk duket i interesuar për planifikimin e dasmës.

Nëse ndiheni sikur planifikimi i dasmën suaj nuk po merr vëmendjen e duhur nga partneri, mundohuni të gjeni interesat e tij dhe caktojini një detyrë që i pëlqen. Për shembull, nëse atij nuk i pëlqen të merret me caktimin e të ftuarve në tavolina, mund të kujdeset për zgjedhjen e menusë për pijet. Gjithashtu, sigurohuni që partneri juaj nuk mendon se nëse ju ndihmon me planifikimin e dasmën do të duhet sikur do të jetë një pengesë për ju.

3. Doni t’i shpenzoni paratë në gjëra të ndryshme.

Fatkeqësisht, çështjet që kanë të bëjnë me paratë paraqesin gjithmonë pakënaqësi e debate. Ndoshta ju doni që të shpenzoni shumë para në fustanin tuaj, ndërsa partneri juaj do që atë shumë parash ta investoni në kostot e muajit të mjaltit. Shpesh, problemet që përfshijnë paratë janë të vështira dhe stresuese, por përpiquni të uleni e të bisedoni me partnerin tuaj. Ndoshta, kështu mund të vini në një zgjidhje të përbashkët dhe që përmbush dëshirat e secilit.

4. Partneri juaj nuk po përpiqet të kuptojë traditat e besimit tuaj fetar.

Ajo që duhet të bëni është që të siguroheni që partneri juaj e di atë që ju kërkoni prej tij. Nëse uleni të bisedoni mbi këtë mund edhe të bashkoheni akoma më shumë me njëri-tjetrin. Kur flisni mbi gjëra si traditat apo zakonet tuaja është më e lehtë për palën tjetër t’ju njohë. Kështu, do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj nëse flisni për gjëra që kanë rëndësi për ju dhe zënë një vend të madh në formimin tuaj.

5. Nuk mund të bini dakord për vendin se ku do të bëhet dasma.

Dhe nuk po flasim për restorante, por për qytete. Për shembull, të dy jetoni në Tiranë, por prindërit e të dyve jetojnë në qytete të tjera. Ndoshta partneri juaj do të martoheni në kryeqytet, ndërsa ju doni të martoheni në vendlindje. Mundohuni të tregoni arsyen se pse doni të martoheni në vendlindje. Ndoshta mendoni se kështu do të ishte më e lehtë për familjet tuaja, por jo e përshtatshme për shoqërinë. Kështu, mund të organizoni një festë në kryeqytet me shoqërinë dhe dasmën në vendlindje me famijet tuaja.

6. Jeni e shqetësuar se partneri mund të dehet në dasmë.

Tani është koha që të tregoheni e sinqertë me partnerin tuaj dhe të flisni për frikën tuaj. Nëse mendoni se shoku i ngushtë i tij do të jetë një ndikim i keq përsa i përket sasisë së pijes në dasmë, flisni me të. Me shumë mundësi, ai do të kujdeset vetë që pijet alkoolike të jenë të shumta në dasmën tuaj. Gjithashtu, mund të caktoni dikë që të kujdeset për probleme të tilla, për shembull, vëllai apo një kushëri i juaji.