/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Sapo jeni fejuar? Me shumë mundësi mezi po prisni të hidhni foto në instagram apo facebook me unazën e fejesës. Por, sigurohuni që të dini mbi 6 gjërat që nuk duhet të postoni për fejesën tuaj.

1. Çmimin e unazës.

Askush nuk ka përse ta dijë vlerën monetare të unazës suaj. Një dhuratë e tillë nuk ka nevojë për gjykimin e të tjerëve. Dhe po, është e pasjellshme të pyesësh për të.

2. Karatet e unazës.

Askujt nuk i pëlqen të shikojë në media sociale një certifikatë diamanti. Ata do të duan të ndajnë me ju gëzimin tuaj dhe jo statusin e unazës suaj. Mbani mend, ka më shumë vlerë një propozim romantik sesa vlera e një guri.

3. Zhgënjimet e mundshme.

Nëse jeni të pakënaqura se partneri juaj nuk u ul në gjunjë, apo nuk tha emrin tuaj të plotë, kujtoni që ai sapo ju kërkoi të kaloni jetën me të. Mund të mos ketë qenë propozimi më romantik që keni menduar, por, është gjëja më emocionuese për ta, t’ju kërkojnë që të martoheni me ta.

4. Komentet e tipit, “Më në fund!”.

Ndoshta me të vërtetë u është dashur shumë kohë që të bënin pyetjen e madhe, por, mos harroni që ky është edhe momenti i tyre. Edhe pse ky koment mund të thuhet me shaka, mund të merret keq nga partneri juaj.

5. Detajet e ceremonisë.

Në momentin e fejesës, detajet e dasmës duhet të jenë sa më të pakta. Për këtë punë ekzistojnë ftesat. Mund të përmendni sezonin në të cilin po planifikoni të martoheni, apo restorantin, por jo më tepër se kaq.

6. Ta bëni lajmërimin në media sociale.

Fejesa është një moment tepër i rëndësishëm i jetës suaj dhe lajmërimi i saj në media sociale do të ishte i pakëndshëm. Para se ta bëni një gjë të tillë, siguroheni që të gjithë pjesëtarët e familjes suaj e dinë për këtë. Më pas mund ta ndani lajmin e madh me shoqërinë.