/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Dasma është një nga eventet më të rëndësishme në jetën e një njeriu. Ritet që ndiqen ndryshojnë nga një kulturë në një tjetër, por në përgjithësi ajo shihet si ceremonia e bashkimit të dy personave në një, para syve të njeriut dhe Zotit. Dasmat mund të jenë të thjeshta dhe të lira, por për çiftet e listuara më poshtë kjo nuk është një alternativë. Ja tek janë 10 nga dasmat më të shtrenjta në histori:

10. Christina Aguilera & Jordan Bratman – 2.2 milion dollarë

Këngëtarja dhe producenti u martuan në vitin 2005. Aguilera dhe Bratman, atëherë 24 dhe 27 vjeç e mbajtën ceremoninë martesore në Napa të Kalifornisë. Aguilera veshi një fustan mbresëlënës nga Christian Lacroix. Ata patën disa keqkuptime rrugës, por vendosën të bashkoheshin sërish për shkak të djalit të tyre. Gjithsesi, kjo periudhë nuk zgjati shumë dhe u divorcuan në vitin 2010.

9. Elizabeth Hurley & Arun Nayar – 2.6 milion dollarë

Aktorja/modelja britanike dhe biznesmeni indian i thanë “Po” njëri-tjetrit në vitin 2007, në kështjellën Sudeley në Angli. Dasma e dytë u bë në pallatin Umaid Bhawan në Jodhpur, sipas traditës hindu. Madje, në këtë dasmë, çifti kishte sjellë dhe Elton John për të performuar. Katër vite më vonë ata u ndanë për shkak të një thashethemi mbi Elizabeth Hurley dhe Shane Warne.

8. Paul McCartney & Heather Mills – 3.6 milion dollarë

Legjenda muzikore dhe sipërmarrësja u martuan në vitin 2002 në një kështjellë në Irlandë. Ceremonia përfshinte një menu vegjetariane për 300 të ftuarit e tyre. Ata u ndanë në vitin 2008 duke i shkaktuar McCartneyt një dëm më të madh në para sesa kostoja e dasmës.

7. Elizabeth Taylor & Larry Fortensky – 4 milion dollarë

Aktorja e Hollywood u njoh me Larry Fortensky, një punëtor ndërtimi në një qendër rehabilitimi ndaj drogës. Mënyra se si ata u njohën hapi shumë biseda, por ato e kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 1991 për t’u ndarë pas pesë vjetësh. Gjithsesi, ata mbetën shokë të mirë deri në vdekjen e Elizabeth në vitin 2011.

6. Liza Minnelli & David Gest – 4.2 milion dollarë

Ky çift ekstravagant u martua në vitin 2007 në Fifth Avenue në New York. Orkestra muzikore përfshinte emrat më të njohur së muzikës dhe kjo është një nga arsyet pse fatura e kësaj dasme është kaq e lartë. Kjo martesë nuk zgjati shumë pasi ata firmosën dokumentet e divorcit pesë vjet me vonë dhe si arsye për ndarjen ishte dhuna që Minnelli ushtronte mbi Gest pasi pinte shumë alkool.

5. Chelsea Clinton & Marc Mezvinsky – 5 milion dollarë

Nëse je vajza e ish-presidentit dhe ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dasma jote nuk mund të jetë e thjeshtë. Ky është rasti i Chelsea Clinton, e cila u martua me bankierin, Mezvinsky në vitin 2010. Nga kjo martesë kanë lindur dy fëmijë fatlumë.

4. Wayne Rooney & Coleen McLoughlin – 8 milion dollarë

Futbollisti dhe gruaja e tij i thanë betimet e tyre në Genova të Italisë, në vitin 2008. Rooney kishte paguar pesë avionë privatë për të ftuarit e dasmës. Ditët e sotme ata jetojnë të lumtur, duke rritur dy djemtë e tyre.

3. Prince William & Kate Middleton – 34 milion dollarë

Pasi çifti u martua, dasma e tyre u konsiderua si “Dasma e Shekullit”. Pas ceremonisë, ata bënë një shëtitje rrugëve të Londrës në një karrocë të tërhequr nga kali. Lajmi i mirë është se ndryshe nga shumica e çifteve në këtë listë, ky çift vazhdon ta jetojë dashurinë.

2. Vanisha Mittal & Amit Bhatia – 66 milion dollarë

Vanisha Mittal është vajza e një ndër burrave më të pasur në botë. Dasma ekstravagante u mbajt në Paris në vitin 2004. Ceremonia e fejesës u mbajt në Pallatin e Versajës. Pas ceremonisë së tyre, u lëshua një spektakël fishekzjarresh nga kulla Eifel. Megjithatë, kjo martesë nuk zgjati pasi ata u ndanë në vitin 2013.

1. Prince Charles & Diana – 110 milion dollarë

Edhe pse dasma e tyre ka ndodhur dekada më parë, asnjë dasmë nuk e ka kalaur nivelin e saj. E parë nga 3500 persona dhe e transmetuar në televizor për 750 milionë shikues, dasma mbretërorë është dasma më e shtrenjtë në histori. Velloja e princeshë Dianës ishte e mbuluar me 10000 perla dhe kishte një bisht 7.6 metra të gjatë. Kjo martesë mori fund në vitin 1996, pas aksidentit të princeshës me të dashurin e saj, biznesmenin egjiptian, Dodi Fayed.