My Wedding Albania - Partners

Bëhu pjesë e MyWedding.al duke referuar një biznes në fushën e dasmave ose eventeve dhe përfitoni menjëherë të paktën 50 euro!

Si funksionon MyWedding.al?
Ne i japim mundësi cdo biznesi të krijojë një profil të dedikuar online (të hedhin fotot e tyre më të mira, videot, shërbimet speciale që ofrojnë apo edhe ofertat e fundit) duke shmangur nevojën e krijimit të një faqe interneti e cila nuk gjeneron trafik dhe kushton shumë më tepër.
Automatikisht, shumëllojshmëria e bizneseve që janë regjistruar në MyWedding, paraqet një gamë të gjërë shërbimesh për ciftet të cilët po planifikojnë dasmën e tyre. Ndaj dhe MyWedding.al është sot, platforma e vetme në Shqipëri që lidh bizneset në fushën e dasmave me ciftet që janë në prag martese.

Si mund të bëhem pjesë e MyWedding?
Me dëshirën për të shtuar gjithnjë e më tepër shërbime për klientët, jemi duke kërkuar bashkëpunëtorë seriozë të cilët mund të krijojnë marrdhënie me bizneset dhe të shpërblehen për mundin e tyre. Nëse ju bindni një biznes të bëhet pjesë e MyWedding.al, përfitoni automatikisht 35% të vlerës së paketës (minimalisht 50 euro per paketen baze 150 euro/vit)!

Cilat janë hapat që duhet të ndjek për të përfituar shpërblimin?
1. Gjej një biznes në fushën e dasmave apo eventeve.
2. Binde të regjistrohet në MyWedding.al
3. Kontakto me ne për të na informuar mbi biznesin e gjetur dhe për të vendosur datën e lidhjes kontratës.
4. Merr në moment shpërblimin tënd!

Për më tepër informacion, na kontaktoni në: 0696087640 ose 0684222555